Teksa në Kuvend mbahet seanca plenare, disa nga deputetët e opozitës, të cilët janë përjashtuar kanë mbërritur në oborrin e jashtëm të Parlamentit.
Sapo kanë mbërritur janë ndeshur me rezistencën e Gardës, me të cilët janë përplasur në përpjekje për të hyrë në ambientet e Parlamentit.
I pranishëm, deputeti demokrat Flamur Noka ka thënë se i përjashton vetëm vota e qytetarëve dhe askush tjetër.
Flamur Noka: Edhe ne si deputetë atë mision kemi. Për të na përjashtuar na përjashton vetëm vota e qytetarëve. Nuk na përjashton dot askush.