Ambientet e shkollës 9- vjeçare ‘Irakli Bozo’ në Golem të Lushnjes janë rikonstrukturuar, duke ofruar kushte më mira për nxënësit.
Lajmi është bërë me dije ditën e sotme përmes një postimi në rrjete sociale, nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe pamje nga ambientet e shkollës.
“Mirëmengjes dhe me shkollën 9-vjeçare “Irakli Bozo” që po rilind në Golem, Lushnje, për të ofruar kushte mësimore sipas standardeve të BE-së për 150 nxënësit e saj dhe duke u bërë pjesë e zinxhirit të shkollave të rilindura në të gjithë vendin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.