Jemi vetëm 15 minuta larg nga nisja e bllokimit të rrugëve e paralajmëruar nga Partia Demokratike. Pamjet më sipër vijnë nga mbikalimi i Shkozetit.
Aty janë mbledhur qytetarë në pritje të bllokimit të rrugëve. Mes tyre ka edhe deputetë siç është edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. E pranishme është edhe zëdhënësja e selisë blu, Floriana Garo.
“Nëse nuk reagojnë qytetarët sot të mos presin nesër, sepse diktatura ka trokitur çdo ditë e më shumë në dyert tona dhe sot jemi përpara jë fakti të kryer”, tha Jola Hysaj, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike pasi u pyet nga gazetarët e pranishëm aty.
Kujtojmë se, Partia Demokratike ka paralajmëruar se tubimi do të zgjasë 3 orë dhe do të “shtrihet” në 5 qytete.