Një 63-vjeçare ka ndërruar jetë në spital gjatë natës. Policia njofton se 24-vjeçari E.S e ka aksidentuar 63-vjeçaren teksa fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtojë nga dëmtimet e marra.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Valias.
“Më datë 28.10.2024, rreth orës 17:20, në Valias, shtetasi E. S., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen L. B., rreth 63 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital gjatë natës”, njofton Policia
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.