Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka zhvilluar takim me Kreun e Shtetit Bajram Begaj, për rreth 20 minuta.
Pas këtij takimi në Presidencë, ajo përfundon vizitën e saj zyrtare në Shqipëri.
Ditën e djeshme, Presidentja e KE-së takoi kreun e qeverisë Edi Rama në Kryeministri.
Ajo theksoi se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt Bashkimit Evropian, ndërsa u ndal edhe te marrëveshja e vendit tonë me Italinë. Ata morën pjesë sëbashku në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës në kryeqytet.
Më pas ajo do të niset drejt Shkupit ku do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore./tvklan