Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të dërgohet në paraburgimin 313, në kryeqytet.
Pak çaste më parë ka përfunduar dhe seanca gjyqësore, ku gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-Presidentin Ilir Meta, si dhe “detyrim paraqitje” për deputeten Monika Kryemadhi.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Për të njëjtën dosje janë nën hetim edhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Seanca gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi përfundoi rreth orës 18:00, pas disa orësh përplasje mes Metës dhe gjyqtarëve.