Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I ekzagjeruar momenti i ndalimit të Metës”, Fevziu: E papranueshme si formë

2024/10/21 at 9:01 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“I ekzagjeruar momenti i ndalimit të Metës”, Fevziu: E papranueshme si formë

Momenti i ndalimit të ish-Presidentit Ilir Meta në mes të rrugës në një nga rrethrrotullimet më të populluara të kryeqytetit sipas gazetarit Blendi Fevziu është i ekzagjeruar.


I ftuar në Klan News, gazetari Fevziu thotë se arrestimi i Metës mund të bëhej në kushte normale.

Blendi Fevziu: Momenti i ndalimit është i ekzagjeruar që në gjykimin tim përsa kohë një person prezumohet i pafajshëm dhe nuk është marrë ende një vendim, nuk ka përse të jetë në një formë të tillë. Sidomos një ish-President, ish-Kryeministër, ish-Kryetar i Kuvendit, një njeri që ka pasur një peshë të madhe politike këto 33 vite, mban përgjegjësi për veprimet e veta, mban përgjegjësi për problemet që mund të ketë me drejtësinë. Arrestimi i tij mund të bëhej në kushte normale, mund të thirrej në zyrat e SPAK-ut, mund të thirrej në Drejtorinë e Policisë t’i lexohej akuza dhe të ndërmerreshin hapat normal. Ndalimi në rrethrrotullimin më të populluar të Tiranës në atë orë në njëlloj filmi si me forca special m’u duk i ekzagjeruar. Ilir Meta do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij nëse gjykata e njeh fajtor, ose do të dalë i pafajshëm.

Fevziu thotë se arrestimi i ish-Presidentit Meta në këtë formë nuk i la një shije të mirë teksa shton se është e papranueshme forma e ndalimit të tij në mes të rrethrrotullimit në Tiranë rrugës për në selinë e Partisë së Lirisë.

Blendi Fevziu: Arrestimi i tij në këtë formë të tillë spektakli nuk më la një shije të mirë. Kjo ka ndodhur dhe me dhëndrin e Berishës, Malltezin. Nuk mendoj se një ish-President dhe një ish-Kryeministër do të tentojë që të arratiset. Gjesti në vetvete është që policia merr urdhrin për ta arrestuar, i kërkon që të paraqitet në Drejtorinë e Policisë duke e ndjekur, nëse e shohin që tenton të largohesh, ndërhyjnë për të ndaluar. Ishte normal rasti i Salianjit, iu dha vendimi që të kryente dënimin. Qëndroi, u paraqit në Drejtorinë e Policisë. Një formë e tillë është më civile se sa njëlloj gjesti publik për të treguar forcë dhe fuqi. Dua të ndaj pjesën e tij të akuzës, pjesën e reagimit të momentit sepse unë nuk e di se çfarë ka ndodhur. Pse duhet ta ndalosh në një nga rrethrrotullimet më të populluara? Në rastin e Metës, ende prezumohet i pafajshëm. Është person nën hetim. A ishte në kushtet e flagrancës? Jo. E papranueshme si formë. Thelbi është pse njeriu duhet të ndalohet në mes të rrugës?



Ju sugjerojmë

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

22 Qershor, 2026 10:32 pm
The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
Bota

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

22 Qershor, 2026 9:45 pm
Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
Bota

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

22 Qershor, 2026 7:11 pm
I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
Bota

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

22 Qershor, 2026 6:58 pm
13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
Bota

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

22 Qershor, 2026 6:24 pm
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

22 Qershor, 2026 5:40 pm
Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Kronikë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

22 Qershor, 2026 5:35 pm
Para
“Më rrafi, më mbajti shoferi e fizioterapisti.” Nino dhunohet dhe braktis qendrën

“Më rrafi, më mbajti shoferi e fizioterapisti.” Nino dhunohet dhe braktis qendrën

Premtimi i Elon Musk për të dhuruar 1 milion dollarë në ditë deri më 5 nëntor nxit thirrje për hetim

Premtimi i Elon Musk për të dhuruar 1 milion dollarë në ditë deri më 5 nëntor nxit thirrje për hetim

Blendi Fevziu: 2 gabimet politike të Ilir Metës dhe “gabimi fatal”

Blendi Fevziu: 2 gabimet politike të Ilir Metës dhe “gabimi fatal”
















TE FUNDIT

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
22 Qershor, 2026

Grupi koordinues i protestës doli mbrëmjen e së hënës me një deklaratë zyrtare, në ditën e 23-të të tubimit. Deklarata...

Lexo më shumë

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
22 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara miratuan të hënën shitjen e naftës iraniane deri në fund të muajit gusht, pas asaj që autoritetet...

Lexo më shumë

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
22 Qershor, 2026

Britania e Madhe po hyn në një territor të panjohur për historinë e saj moderne. Kryeministrat vijnë dhe ikin me...

Lexo më shumë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
22 Qershor, 2026

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç, janë gjetur të vdekur në një automjet në juglindje të Francës, në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}