Për herë të parë në histori një boksier nga Teuta, do të përfaqësojë klubin në Kampionatin Botëror të Boksit për të rinjë.
Boksieri Leo Xhangoli, i cili garon në peshën 80 kg, është pjesë e kombëtares shqiptare, së bashku me 11 sportistë të tjerë (11 djem dhe 1 vajzë).
Kjo ngjarje për të rinjtë nis këtë të hënë dhe do të përfundojë në 6 nëntor, ndërsa organizohet në Budva nga Federata e Boksit të Malit të Zi.
Në këtë Botëror do të marrin pjesë 660 boksierë (vajza dhe djem), dhe konkurrenca do të jetë shumë e madhe.
Për këtë ngjarje të rëndësishme sportive të karrierës së tij, boksieri i talentuar durrsak është përgatitur me trajnerin e tij Enton Kikrri, me objektivin për të
përfaqësuar denjësisht Shqipërinë dhe për t’u kthyer me medalje.
“Jam përgatitur me nga dy seanca stërvitore në ditë me trajnerin tim Kikrri, për këtë Botëror. Emrat e kundërshtarëve, nuk i kam mësuar, pasi shorti hidhet të hënën, por të gjithë janë shumë të fortë. Jam në formën time më të mirë sportive dhe besoj shumë se do t’i sjell Shqipërisë një medalje nga ky kampionat”, tha Leo Xhangoli.
Pas prezantimit në Kampionatin Europian, Leo Xhangoli, thotë se kjo eksperiencë do t’i shërbejë për të zhvilluar paraqitje sinjifikative.