Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Economist artikull për Shtetin Bektashi: “Vatikani Mysliman”, shpresë për harmoni fetare

2024/10/17 at 9:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
The Economist artikull për Shtetin Bektashi: “Vatikani Mysliman”, shpresë për harmoni fetare

The Economist i ka kushtuar një artikull krijimit të shtetit të ri Bektashi, i propozuar si së fundmi nga kryeministri Edi Rama, që ka nxitur jo pak debate së fundmi brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Krenar për anën liberale të Islamit të njohur si bektashizëm që është i përhapur në këtë cep të Ballkanit, autoritetet kanë vendosur t’i japin Urdhrit e Shtetit të vet, me flamur, pasaporta e të gjitha. Vendi i ri bektashian, në të kundërt, u njoftua papritur nga Edi Rama, kryeministri shqiptar, në një intervistë për “New York Times”, muajin e kaluar. Pasi të zgjidhen disa rregulla ligjore, bota do të festojë vendin e saj të 200-të, ndoshta në fund të vitit, nëse dikush e njeh atë që është quajtur në mënyrë të pashmangshme “Vatikani Mysliman”.

Në këtë artikull të titulluar ‘Shpresat për harmoninë fetare vijnë në jetë në Vatikanin mysliman’ theksohet se kur Turqia përqafoi sistemin laik në vitet 1920, udhëheqësit bektashinj u shpërngulën në Shqipëri.

Më tej në artikull theksohet se udhëheqësi i tyre, Baba Dede Mondi e quan veten mikun e të gjithëve, duke përfshirë Izraelin, presidentin e të cilit ai e takoi vetëm muajin e kaluar mikpritje që nuk ka gjasa të ofrohet në Teheran ose Mekë.

Artikullin citon dhe kryeministrin Edi Rama në lidhje me arsyen e kësaj nismë.

“Pikërisht për shkak se disa njerëz në Evropë kanë një problem me fjalën “mysliman” kjo është diçka për t’u bërë”.

Teksa artikulli thekson se jo të gjithë janë pro dhënies së enklavës së tyre bektashinjve, duke e cilësuar atë që shohin si një përpjekje për shpikje fetare.

“Shumë e shohin lëvizjen bektashiane si një taktike e Ramës, një njeri i madh praktikisht, si një ish-basketbollist profesionist, por edhe politikisht, duke qenë se ka mbi një dekadë në pushtet me pak rivalë vendas, në një vend të vogël. Por, synimi është fisnik, në përputhje me mënyrat dashamirëse të bektashinjve”, shkruan The Economist.

Propozimi i kryeministrit Edi Rama gjatë muajit Shtator për krijimin e një shteti bektashi shkaktoi jo pak debate të forta politike në vend.

Tv Klan

Ju sugjerojmë

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
Rajoni

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

26 Korrik, 2025 11:08 pm
Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
Bota

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

26 Korrik, 2025 10:20 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Para
Baçi e thotë me bindje në “Opinon”: Efektivi më pa drejt në sy, nxorri armën si “cowboy”…

Baçi e thotë me bindje në “Opinon”: Efektivi më pa drejt në sy, nxorri armën si “cowboy”…

Durrës/ Makina përplas dy të mitur që po lëviznin me monopatinë!

Durrës/ Makina përplas dy të mitur që po lëviznin me monopatinë!

“Ç’a duan të dënuarit aty?!”, Ndreca për opozitën: Këta kanë vetëm një qëllim

“Ç’a duan të dënuarit aty?!”, Ndreca për opozitën: Këta kanë vetëm një qëllim

TE FUNDIT

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
26 Korrik, 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, vetëm pak orë para...

Lexo më shumë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com