Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Masa në kufi kundër emigrantëve të paligjshëm

2024/10/17 at 5:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: Masa në kufi kundër emigrantëve të paligjshëm

Vetëm disa javë para ditës së zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, siguria kufitare vazhdon të jetë në qendër të debateve.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Aline Barros ishte në shtetin e Arizonës ku bisedoi me dy agjentë të Patrullës Kufitare amerikane dhe një eksperte të migracionit dhe sjell pikëpamjet e tyre mbi njërën nga çështjet kryesore për votuesit amerikanë.

Në Arizona, kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës kalon nëpër shkretëtirën Sonoran, një mjedis i rrezikshëm për emigrantët.

“Pengesa e parë është terreni në përgjithësi, sidomos këtu në Tucson, është shumë i vështirë. Pastaj, nxehtësia rrit rreziqet e udhëtimit”, thotë për Zërin e Amerikës Martin Whelan, agjent i Patrullës Kufitare amerikane.

Ai shton se sfidë për emigrantët është muri kufitar, por edhe disa pengesa të tjera më pak të dukshme.

“Ne përdorim teknologjinë e kamerave, atë të sensorëve dhe reagimin tonë të shpejtë për të ndërhyrë kur dikush kalon kufirin”, thotë zoti Whelan.

Megjithatë, një numër rekord emigrantësh kaluan kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara në vitin 2023. Edhe në terrenin e vështirë të korridorit pranë qytetit Nogales, janë regjistruar shifra rekord të përpjekjeve për ta kaluar kufirin.

“Që pas njoftimit zyrtar, shifrat kanë rënë”, thotë Robert Ortiz, agjent i Patrullës Kufitare amerikane.

Ai thotë se një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga Presidenti Joe Biden në qershor ashpërsoi kufizimet për emigrantët dhe azilkërkuesit.

“Përveç kësaj, na ndihmon në largimin e tyre. Shumë procese përshpejtohen”, thotë zoti Ortiz për Zërin e Amerikës.

Patrulla kufitare thotë se në zonën Nogales kanë kaluar njerëz nga mbi 150 vende të ndryshme. Numri i emigrantëve nga vendet afrikane dhe aziatike ka shënuar rënie.

“Sepse tek pjesa tjetër e botës po përcillen mesazhe se për të hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në Shtetet e Bashkuara ka pasoja”, thotë zoti Ortiz.

Por për disa ekspertë, siguria kufitare është çështje më komplekse sesa thjesht pengesat.

“Mendoj se flasim për sigurimin e kufirit pa e ditur realisht se çfarë nënkupton kjo”, thotë ekspertja Anna Ochoa O’Leary.

Ajo është bashkëdrejtore e Institutit të Migracionit të Universitetit të Arizonës.

“Mendoj se për një kufi të sigurt duhet të trajtohen shkaqet rrënjësore të emigracionit, arsyet që frymëzojnë njerëzit të kalojnë kufirin”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Pak java para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, emigracioni është një nga çështjet kryesore.

Por, ekspertja O’Leary thotë se marrëdhënia e komuniteteve pranë kufirit me emigracionin është e ndërlikuar.

“Edhe ata që vijnë këtu në mënyrë të ligjshme, konsiderohen si emigrantë të këqij, prandaj nuk ka ndonjë dallim. Ne jemi produkt i një cikli mbi kalimet e ligjshme ose të paligjshme kufitare”, thotë zonja O’Leary.

Ndërkohë, Patrulla Kufitare do të vazhdojë punën për të penguar kalimet e paligjshme kufitare./VOA

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja emri nga radhët e PS-së që pritet të marrë nesër mandatin e deputetit

Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja emri nga radhët e PS-së që pritet të marrë nesër mandatin e deputetit

Ambasada amerikane zbardh bisedimet nga takimi mes Nancy VanHorn dhe kreut të SPAK, Altin Dumani!

Ambasada amerikane zbardh bisedimet nga takimi mes Nancy VanHorn dhe kreut të SPAK, Altin Dumani!

Rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, javën e ardhshme

Rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, javën e ardhshme

TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com