Kuqezinjtë thanë pas fitores me Gjeorgjinë se duhet të japin maksimumin në 2 ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve që ta mbyllin në vendin e parë.
Përveç se lojës në fushë do të ketë edhe llogari. Edhe nëse fitohet në shtëpi me Çekinë dhe Ukrainën, duhet patur mendja te kundërshtarët.
Nëse Gjeorgjia merr pikët e plota në takimet që ka me të njëjtën rivalë atëherë hyn në lojë golavarazhi i përgjithshëm me ekipet në të njëjtën kuotë, që skuadra e Sagnol e ka më të mirë momentalisht.
Por Shqipëria mund të kalojë më tej edhe 3 pikë, duke mundur Çekinë dhe të humbasë me Ukrainën, por në anën tjetër ndeshjet e kundërshtarëve të mbyllen në barazim.
Një kombinim tepër fatlum rezultatesh, por që matematika e lejon, pasi Shqipëria do të kishte 9 pikë, ndërsa skuadrat e tjera nga 8 secila. Por kuqezinjtë nuk duhet t’ia lenë rastësisë dhe të luajnë ndeshjet e tyre.
Tv Klan