Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 persona që dëshmuan vrasjen e Egli Progës në qytetin e Pogradecit, por akuzohen se e fshehën atë.
Voltan Shkullaku, Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe, kanë mbërritur në Gjykatë, ku do të njihen sot me masën e sigurisë ‘arrest në burg’.
Tre dëshmitarët ishin lënë më herët në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Prokuroria e Korçës ka konkluduar se ka ndërhyrje në kamerën e brendshme të lokalit ku u dhunua duke gjetur më pas vdekjen Egli Proga.
Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
Mbrëmjen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, 42-vjeçari Egli Proga baba i dy fëmijëve u dhunua për vdekje nga Denis Meçe ndërsa autori u largua nga vendngjarja.
Ai u arrestua vetëm disa ditë më vonë ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë.