Jurgis Çyrbja i cili dorëzoi mandatin e deputetit ditën e djeshme, është thirrur sërish sot në SPAK.
Ai ka qëndruar rreth 80 minuta në Prokurorinë e Posaçme.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Çyrbja ka dhënë vetëm një prononcim të shkurtër për mediat duke thënë se:
”Drejtohuni SPAK për informacion.”
Mësohet se ditën e sotme, ai është thirrur në Prokurorinë e Posaçme si person nën hetim.
SPAK raportohet se i ka komunikuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me kohën që mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës së Durrësit, ndaj Jurgis Çyrbja është shoqëruar ditën e sotme nga avokatja e tij.
Kujtojmë se Çyrbja është paraqitur edhe më datën 8 tetor në Strukturën e Posaçme, ku ishte në godinën e SPAK për rreth pesë orë.