Forcat policore kanë reaguar pas hedhjes së njëpasnjëshme të molotovëve në selinë e PS-së, të cilët kanë djegur hyrjen e selisë socialiste.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës. Efektivët kanë zgjedhur këtë formë, për të zmbrapsur protestuesit.
Pas hedhjes së gazit lotsjellës, protestuesit janë larguar dhe kanë nisur marshimin drejt bashkisë Tiranë.