Nis këtë të hënë fillimi i një tjetër viti akademik për studentët.
Kryeministri Edi Rama uron studentët që ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim drejt dijes.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë i uron suksese edhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik.
“Suksese studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, shkruan kreu i qeverisë.