Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli kryen sulme masive në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit

2024/10/06 at 4:59 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Izraeli kryen sulme masive në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit

Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme masive në periferi të kryeqytetit libanez, Bejrut, më 6 tetor, në kohën kur Izraeli po ashtu po shqyrton mundësitë për përgjigjen ndaj sulmit të fundit raketor iranian.


Izraeli tha se ka kryer një seri të “sulmeve të shënjestruara” ndaj “depove të armëve” dhe infrastrukturës së Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – që mbështetet nga Irani. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike, e cila ka ulëse në Parlamentin libanez.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban tha se bastioni i Hezbollahut në këtë zonë është goditur me mbi 30 sulme ajrore. Një pikë karburanti dhe një depo me furnizime shëndetësore po ashtu ka qenë cak i sulmeve izraelite.

Videot e publikuara kanë shfaqur shtëllunga të mëdha tymi dhe zjarri pas sulmeve të kryera gjatë natës, teksa banorët janë larguar nga shtëpitë e tyre. Në videot e publikuara janë dëgjuar edhe shpërthime të fuqishme.

Izraeli për ditë të tëra po sulmon periferitë e Bejrutit, dhe gjatë sulmeve ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah. Në sulmet izraelite mund të jetë vrarë edhe pasardhësi i mundshëm i Nasrallahut, Hashem Safieddine.

Burimet e sigurisë kanë thënë se me Safieddinen nuk ka mundur të kontaktohet që nga 4 tetori, kur Izraeli kreu një sulm ajror në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar në Bejrut, sulm që raportohet se ka pasur atë për shënjestër. Hezbollahu nuk ka komentuar lidhur me fatin e Hashem Safieddine. Izraeli tha se Nasrallahu u vra gjatë sulmeve në selinë qendrore të komandës së Hezbollahut në Bejrut më 27 shtator.

Izraeli tha më 5 tetor se forcat e tij kanë vrarë 440 luftëtarë të Hezbollahut gjatë operacionit tokësor në jug të Libanit dhe kanë shkatërruar 2.000 caqe të grupit. Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë deri më tani në jug të Libanit, thanë autoritetet. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, pothuajse 2.000 persona janë vrarë në Liban gjatë konfliktit, shumica që nga 23 shtatori.

Izraeli ka thënë se sulmet e tij ndaj Hezbollahut synojnë që të mundësojnë kthimin e sigurt të dhjetëra mijëra izraelitëve në shtëpitë e tyre në veri të Izraelit, ku grupi militant ka kryer bombardime që nga tetori i vitit të kaluar. Forcat izraelite janë në gatishmëri të lartë para përvjetorit të parë të sulmit të 7 tetorit të vitit 2023, që nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Sipas të dhënave të Izraelit, afër 1.200 persona u vranë dhe afër 250 të tjerë u rrëmbyen gjatë sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit.

Zyrtarët shëndetësorë në Gazë më 6 tetor kanë raportuar se të paktën 41.870 palestinezë janë vrarë gjatë luftës pothuajse njëvjeçare në enklavën palestineze. Izraeli po ashtu po e shqyrton një sulm hakmarrës ndaj Iranit, pasi Teherani më 1 tetor gjuajti të paktën 180 raketa balistike drejt Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Uashingtoni po diskuton me Izraelin lidhur me mundësinë e sulmeve izraelite ndaj infrastrukturës së naftës të Iranit. Më 4 tetor, udhëheqësi amerikan i bëri thirrje Izraelit që të shqyrtojë alternativa të tjera dhe të mos godasë caqe të tilla.

Ministri i Naftës i Iranit, Mohsen Paknejad, vizitoi ishullin Karg më 6 tetor, mes shqetësimeve se Izraeli mund të godasë terminalin më të madh të naftës të Iranit që ndodhet në këtë vend.

“Paknejad arriti këtë mëngjes për vizitë në ndërtesat e naftës dhe u takua me stafin në ishullin Karg”, u tha në ueb-faqen e Ministrisë së Naftës. Ky terminal i naftës ka kapacitet që të ruajë 23 milionë fuçi të naftës së papërpunuar./REL



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Rusia vë Kievin dhe Odesën në shënjestër të sulmeve me dronë

Rusia vë Kievin dhe Odesën në shënjestër të sulmeve me dronë

“Do të nisim një epokë të re”, Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati: Lufta botërore shumë afër…

“Do të nisim një epokë të re”, Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati: Lufta botërore shumë afër...

Shqiptari qëllon me armë djalin e partneres në Itali

Shqiptari qëllon me armë djalin e partneres në Itali
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}