Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profili në Instagram shtyu 16-vjeçaren të lëndonte veten: Më dukej sikur isha unë problemi

2024/10/06 at 4:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Profili në Instagram shtyu 16-vjeçaren të lëndonte veten: Më dukej sikur isha unë problemi

Historia e radhës për bullizmin në “Gjenerata Alfa” vjen nga një prej të rinjve që këtë herë ka zgjedhur të jetë anonim. Në insertin e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo prezantohet si Erika, 16 vjeç dhe që aktualisht ndjek një gjimnaz privat, ndërsa vitin e parë e ka kryer në një prej gjimnazeve publikë në periferi të Tiranës.

Erika tregon se si një  profil në Instagram që postonte foto të sajat me ofendime e fyerje i shkaktoi dëm psikologjik. Ajo qante vazhdimisht, kishte frikë të kërkonte ndihmë dhe tentoi të lëndonte veten.

“Në vit të parë kam rënë pre e një ngacmimi në Instagram. Kam qenë në një klasë problematike,  ka pasur edhe sherre mes vajzave. Bënin video live në orën  e mësimit, të ngacmonin, bënin foto. Më tepër problem ka qenë ora e fizkulturës ose pushimi i gjatë ku vajzat më ngacmonin, madje njëherë tentuan të më godisnin. Këto vajzat bënin video live dhe shanin ato që kishin inat. Ishin grup dhe kisha shumë frikë se po t’u kthehesha do të më godisnin.

Një ditë shoqja e ngushtë më dërgon një faqe në Instagram me foto të miat. U përpoqa shumë me miqtë e mi që t’i bëja ‘report’ por profili nuk mbyllej. Pas disa kohësh, aty postoheshin foto të miat ku më ofendonin dhe më shanin. Kur shkoja në shkollë, të gjithë më gjykonin dhe më rrinin larg. Ka pasur raste kur mbyllesha te banjot e shkollës dhe qaja me orë të tëra. Kisha shumë frikë se po t’i thoja drejtoreshës ose prindërve, ata që kishin profilin do të postonin më tepër foto. Kjo ishte hera e parë që tentova të lëndoja veten se më dukej sikur isha unë problemi. Doja të prisja damarët. U mbylla në banjë duke qarë se nuk kisha guxim. Kur prindërit më dëgjonin, u thoja se po qaja për një notë në shkollë. Ditë më vonë, mami e gjeti briskun në çantën time dhe në atë moment i tregova gjithçka.

Kam ndërruar shkollën tani dhe falë ndihmës  së psikologes, po ndihem shumë më mirë. Jam shumë e lumtur që nuk pata kurajën të bëja një veprim fatal, edhe pse e di shumë mirë që aty jashtë ka shumë si unë”./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

29 Janar, 2026 10:25 pm
Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

29 Janar, 2026 10:08 pm
Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

29 Janar, 2026 9:51 pm
Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
-U tha në Opinion

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

29 Janar, 2026 9:48 pm
Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…
Rajoni

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…

29 Janar, 2026 8:22 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

29 Janar, 2026 7:15 pm
Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
Bota

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

29 Janar, 2026 5:18 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Kronikë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

29 Janar, 2026 4:42 pm
1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
Bota

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

29 Janar, 2026 4:18 pm
Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
Rajoni

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

29 Janar, 2026 4:06 pm
Para
U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje tronditëse: Një ditë para ngjarjes…

U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje tronditëse: Një ditë para ngjarjes...

Izraeli kryen sulme masive në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit

Izraeli kryen sulme masive në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit

Rusia vë Kievin dhe Odesën në shënjestër të sulmeve me dronë

Rusia vë Kievin dhe Odesën në shënjestër të sulmeve me dronë

TE FUNDIT

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
29 Janar, 2026

“Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra”, kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme kreu i partisë Mundësia Agron Shehaj,...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
29 Janar, 2026

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, theksoi se selia blu është e hapur për të bashkëpunuar me çdo parti opozitare që...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
29 Janar, 2026

Cilat janë pikat që bashkon opozitën kundër mazhorancës pavarëissht ndryshimeve? Pikërisht për këtë temë po diskutohet në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
29 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com