Ka përfunduar pas 3 orësh procesi në ngarkim të Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”.
Avokatët e ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkuan riekspertim të pjesshëm për llogaritjen e kostos për demontimin në fabrikën e Poliçanit.
Klan News raporton se gjykata do shprehet lidhur me këtë kërkesë në seancën e radhës që pritet të mbahet në 9 Tetor në orën 09:00.
Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në procedurat për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Akt-ekspertimi në atë kohë tregon se shtetit iu shkaktua një dëm prej 59 mln Lekësh, pasi nuk ishte përllogaritur transporti i municioneve.
Nga shpërthimi në Gërdec më 15 Mars 2008 humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.