Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e Shtetit bën bilancin për muajin shtator: Janë goditur 4 grupe kriminale dhe 527 të arrestuar  

2024/10/01 at 10:58 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Policia e Shtetit bën bilancin për muajin shtator: Janë goditur 4 grupe kriminale dhe 527 të arrestuar  

Gjatë muajit Shtator 2024 janë goditur 4 grupe kriminale, janë finalizuar 82 operacione policore dhe u arrestuan 527 autorë të dyshuar krimesh.  


Policia e Shtetit njofton se janë nxjerrë para drejtësisë 16 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Shqipërisë ose shteteve të tjera. 

Janë asgjësuar më shumë se 10 mijë fidanë/bimë kanabisi (disa në proces tharjeje), si dhe janë sekuestruar 24 armë zjarri, sasi tritoli, 6 ndezës granatash, pjesë armësh, rreth 33 kg kanabis, 1,8 kg kokainë, si dhe mijëra doza të këtyre lëndëve dhe të lëndëve LSD, metamfetaminë dhe ekstazi. 

“Janë goditur 4 grupe kriminale, konkretisht: 

-në Tiranë megaoperacioni “Tempulli 4” arrestoi në flagrancë 15 shtetas që shitnin lëndë narkotike në ambiente që frekuentoheshin nga të rinjtë; 

-në Vlorë u arrestuan 9 shtetas që shitën lëndë narkotike gjatë një koncerti në plazhin e Delisufit; 

-operacioni “No chance” vuri në pranga 8 shtetas që falsifikonin dokumente që shërbenin për kalime ilegale të kufijve; 

-operacioni “Electronics” nxorri përpara përgjegjësisë penale 4 shtetas kinezë që tentuan të kontrabandonin nëpërmjet PKK Rinas, pajisje elektronike, të cilat i përdornin për lojëra fati dhe për prostitucion. 

është parandaluar përshkallëzimi i 2 konflikteve me armë zjarri, në familje dhe mes fqinjësh, në Vlorë. I njëjti qark ka finalizuar operacionin “Knock out 7”, gjatë të cilit u parandaluan ngjarje të rënda kriminale të cilat mund të kryheshin me 10 pistoletat e sekuestruara nga Policia, në tentativë për t’i shitur në Sarandë; 

janë zbardhur 2 vrasje të kryera në Shënavlash, Durrës, dhe në Shkodër, gjatë muajit gusht, si dhe është zbardhur një plagosje e dyfishtë me armë zjarri, e kryer në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe; 

operacionet “Exchange”, “Sundimi i ligjit”, “Falco”, “Kopja” dhe “Storm 25” kanë zbardhur vjedhje në Tiranë, Lushnjë, Durrës dhe Vlorë. Ndërkaq, janë parandaluar 1 vjedhje me armë zjarri në fshatin Nikç, Shkodër, dhe vjedhja në një banesë në Durrës; 

janë goditur 23 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojës Poker, lojërave me makineta dhe basteve sportive. Në këtë kuadër, janë zbuluar disa lokale të përshtatura për këtë paligjshmëri; 

gjatë operacioneve “Apps”, “Flop” dhe “Përsëritësi”, janë vënë në pranga 3 shtetas që mashtronin qytetarë, për t’iu marrë shuma të konsiderueshme parash; 

më tej, sektorët kundër krimeve ekonomike në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Fier kanë goditur 6 raste të kontrabandës së naftës, bizhuterive, celularëve dhe cigareve; 

strukturat e specializuara për goditjen e krimeve kibernetike finalizuan 2 operacione policore në këtë fushë dhe kontribuan për zbardhjen e vrasjes në Shënavlash; 

janë goditur 4 raste të transportimit të emigrantëve, me qëllim kalimet ilegale të kufijve; 

janë trajtuar ligjërisht 114 raste të dhunës në familje dhe është reaguar shpejt, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, për 12 raste zjarresh; 

iu është dhënë ndihmë në 25 raste nevoje, shtetasve që ishin bllokuar në zona malore ose detare, për shkak të motit ose defekteve në mjetet me të cilat ata lëviznin; 

janë bllokuar 35 mjete lundruese, pasi drejtuesit lundronin në cenim të perimetrit të sigurisë dhe/ose nuk kishin dokumentet e nevojshme. Masat administrative për këto shkelje variuan nga 10 000 – 110 000 lekë. 

Si rezultat i kontrolleve: 

-janë vënë në pranga 148 drejtues mjetesh, nga të cilët 101 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 47 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi; 

-janë pezulluar 445 leje drejtimi, nga të cilat 127 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 67 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 251 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative. 

 Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare. 

Si rezultat i punës dhe angazhimit për përmbushjen e këtyre prioriteteve, janë goditur 43 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 12 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufijtë, 7 raste të trafikimit të mjeteve motorike, 6 raste të trafikimit të lëndëve narkotike dhe 2 raste të mosdeklarimit të parave në kufi”,-thuhet në njoftimin e policisë. 



Ju sugjerojmë

Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj
Aktualitet

Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj

13 Korrik, 2025 5:06 pm
Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?
Bota

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

13 Korrik, 2025 4:41 pm
Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
Bota

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

13 Korrik, 2025 4:18 pm
Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
Aktualitet

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

13 Korrik, 2025 4:04 pm
UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
Rajoni

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

13 Korrik, 2025 3:55 pm
Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
Aktualitet

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

13 Korrik, 2025 3:38 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

13 Korrik, 2025 3:24 pm
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
Aktualitet

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

13 Korrik, 2025 3:06 pm
Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
Bota

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

13 Korrik, 2025 2:48 pm
Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
Aktualitet

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

13 Korrik, 2025 2:34 pm
Para
Mark Rutte merr drejtimin e NATO-s 

Mark Rutte merr drejtimin e NATO-s 

Opozita vazhdon përshkallëzimin e aksionit, bojkoton Komisionet Parlamentare 

Opozita vazhdon përshkallëzimin e aksionit, bojkoton Komisionet Parlamentare 

Foto/ Ambasada Amerikane në Tiranë kujton rihapjen e selisë në Shqipëri 

Foto/ Ambasada Amerikane në Tiranë kujton rihapjen e selisë në Shqipëri 
















TE FUNDIT

Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj

Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj
13 Korrik, 2025

Trashëgimia e pasur historike dhe arkeologjike e Korçës po zgjon çdo vit e më tepër kuriozitetin e vizitorëve, sidomos të...

Lexo më shumë

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?
13 Korrik, 2025

Në dhjetor të vitit 2024, pothuajse shtatë muaj para se ministri rus i Transportit, Roman Starovoit të gjendej i vdekur...

Lexo më shumë

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke...

Lexo më shumë

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik

Shqipëria, 1.36 trilionë lekë borxh publik
13 Korrik, 2025

Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në afro 1.36 trilionë lekë. Kjo është shifra që qeveria i detyrohet subjekteve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com