Në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës punimet po vijojnë të kryhen me ritme të shpejta.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili thotë se ky investim madhor pritet të jetë gati deri në fund të këtij viti.
Teksa ka ndarë pamje nga pjesë të ndryshme të kantierit, shefi i qeverisë thotë se ky projekt është një nga më të rëndësishmit të infrastrukturës në vend.
“Në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës punimet vijojnë me ritme të mira. Ky investim madhor pritet të jetë gati në fund të këtij viti, duke përmbyllur kështu një ndër projektet më të rëndësishëm të infrastrukturës në vend”,-shkruan Rama