Tre persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Berat-Lushnjë.
Sipas policisë lokale, rreth orës 05:00, shtetasi V. C., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin M. R., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.