Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burgosja e Salianjit, Berisha: Mbrëmë ishte natë feste për vëllazëritë e mafies në Shqipëri 

2024/09/28 at 1:51 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Burgosja e Salianjit, Berisha: Mbrëmë ishte natë feste për vëllazëritë e mafies në Shqipëri 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e konsideron “shpallje lufte” nga kryeministri Rama dënimin dhe burgosjen e deputetit demokrat Ervin Salianji, që u dënua me 1 vit burg. 

Në një konferencë online për shtyp me gazetarët, Sali Berisha tha se burgosja e Salianjit ishte një mbrëmje e keqe për të gjithë shqiptarët, por ishte një natë feste, tha ai, për vëllezërit Xhafaj dhe mafian në Shqipëri. 

“Mbrëmë, nënkryetari i grupit parlametar të PD, një deputet i ri, guximtar, i cili nuk ka patur ndonjëherë poste të rëndësishme zyrtare, përveç detyrës, misionit fisnik të besuar nga qytetarët dhe PD, si deputet i zgjedhur i tyre dhe nënkryetar grupi, u burgos me urdhër të Edi Ramës në një hark kohor maksimalisht të shkurtër nga dhënia e verdiktit antikushtetues, antiligjor, të gjykatës së kontrolluar fund e krye nga Edi Rama. 

Kjo natë të cilën Ervin Salianji e kaloi në qelitë e burgut vetëm e vetëm se guxoi tu thotë shqiptarëve të vërtetën e vëllazërisë famëzezë Xhafa, të lidhur kokë e xhep me Edi Ramën. Është një natë e zezë për të gjithë shqiptarët të cilët besojnë tek e vërteta, të cilët jetojnë, rrisin fëmijët e tyre, pavarësisht nga bindjet politike, me mundin, djersën dhe ndershmëri, të cilët konsiderojnë trafiqet e drogës dhe kriminale, konsiderojnë lidhjet e pushtetit me trafiqet dhe krimet, si një nga kërcënimet më serioze të tyre, fëmijëve të tyre dhe vendit të tyre. 

Por kjo ishte një natë feste për vëllazërinë Xhafaj, vëllazërin Bajraj, dhe të gjitha vëllazëritë e mafias dhe drogës në Shqipëri, sepse ato panë të gozhduar, panë në pranga, panë në qeli, deputetin e ri guximtar që u provoi shqiptarëve se Geron Xhafaj, jo vetëm ishte i dënuar në Itali, për trafik ndërkombëtar droge dhe ndiqej në Venezuelë, jo vetëm se fshihej në Vlorë ndaj kërimit ndërkombëtar, i mbrojtur nga vëllaçkoja i tij dhe kontrollonte lojërat e fatit. Sepse këto diheshin. 

Por Ervin Salianji u faktoi shqiptarëve nëpërmjet publikimit të regjistrimit të një gazetari të guximshëm se vëllazëria Xhafaj me Geronin vazhdoni trafiqet nga porti i Vlorës dhe se pushteti i drogës dhe krimit të Edi Ramës, pasi zëvendësoi Saimir Tahirin dhe Habilajt e tij, u dha ‘karta bianka’ vëllazërisë Xhafaj, e cila përveç trafiqeve dominonte me Olsin, lojërat e fatit. Po kjo ishte një festë për mafian e drogës shqiptare, kudo që ndodhet, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Dubai, Meksinë dhe Bruksel e kudo”, u shpreh Berisha. 

Ju sugjerojmë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump paralajmëron sulm ndaj Meksikës: Do fillojmë me goditjet tokësore ndaj…

9 Janar, 2026 2:36 pm
Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq
Aktualitet

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq

9 Janar, 2026 2:31 pm
Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën
Kryesore

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën

9 Janar, 2026 12:19 pm
Rusia lëshon raketën hipersonike pranë NATO-s dhe BE-së
Bota

Rusia lëshon raketën hipersonike pranë NATO-s dhe BE-së

9 Janar, 2026 11:17 am
Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

9 Janar, 2026 9:40 am
Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë
Kryesore

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

9 Janar, 2026 9:30 am
Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
Aktualitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

9 Janar, 2026 9:04 am
Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma
Aktualitet

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

9 Janar, 2026 8:45 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 janar 2026

9 Janar, 2026 8:36 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

9 Janar, 2026 8:34 am
Para
Kush do e zëvendësojë Salianjin në drejtimin e fushatës në Elbasan? Berisha: I dërguari i nderit do të jetë…   

Kush do e zëvendësojë Salianjin në drejtimin e fushatës në Elbasan? Berisha: I dërguari i nderit do të jetë…   

Më 6 tetor protestë kombëtare/ Berisha: PD fillon betejat e pandalshme! Mosbindje civile deri në krijimin e qeverisë teknike 

Më 6 tetor protestë kombëtare/ Berisha: PD fillon betejat e pandalshme! Mosbindje civile deri në krijimin e qeverisë teknike 

Vritet udhëheqësi i Hezbollahut Hassan Nasrallah 

Vritet udhëheqësi i Hezbollahut Hassan Nasrallah 

TE FUNDIT

Trump paralajmëron sulm ndaj Meksikës: Do fillojmë me goditjet tokësore ndaj…

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
9 Janar, 2026

Donald Trump u shpreh se SHBA-ja do të nisë sulme tokësore kundër karteleve të drogës në Meksikë, ndërsa paralajmëroi se...

Lexo më shumë

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq
9 Janar, 2026

Reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta kanë krijuar problematika të shumta në disa qarqe...

Lexo më shumë

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën
9 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria është kthyer sot në një rrezik për Europën për shkak të...

Lexo më shumë

Rusia lëshon raketën hipersonike pranë NATO-s dhe BE-së

Rusia lëshon raketën hipersonike pranë NATO-s dhe BE-së
9 Janar, 2026

Ushtria ruse tha se kishte lëshuar raketën hipersonike Oreshnik ndaj një objektivi në Ukrainë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të pretenduar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com