Elon Musk ka reaguar ditën e sotme në lidhje me thashethemet që po qarkullojnë në rrjet për një romancë të mundshme mes tij dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Musk i ka mohuar këto lajme.
“Unë isha atje me nënën time. Nuk ka absolutisht asnjë marrëdhënie romantike me kryeministren Meloni”, shkroi Musk.
Komentet për një lidhje romantike mes Melonit dhe Musk lindën nga një fjalim i veçantë i biznesmenit ndaj kryeministres, në një event në New York, ku ai i dhuroi asaj çmimin Global Citizen Award.
“Giorgia Meloni është dikush që e admiroj, ajo ka bërë një punë të jashtëzakonshme si kryeministre e Italisë”, tha ai.
Musk e quajti Melonin si një grua të bukur, ku tha “ajo është më e bukur nga brenda sesa nga jashtë”. Pas komentit të tij, nuk mungoi edhe një reagim i Melonit, e cila e quajti Musk “një gjeni të çmuar”.
Pas këtyre komenteve, filluan të shpërthejnë thashethemet për ta. Një klub global i fansave të Tesla-s postoi një foto të të dyve nga eventi në X, me mbishkrimin: “A mendoni se ata janë në një lidhje?”