Kryeparlamemtarja Elisa Spiropali ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Gert Boganit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali shprehet se ikja e tij në një moshë të re është tronditëse.
Ajo i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tij.
“Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani. Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç!
Ngushëllime nga zemra familjes!
U prehsh në paqe!
Të ndrittë shpirti”, shprehet Spiropali.