Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka njoftuar se po bëhet gjithçka për strategjinë e Shëndetësisë 2030.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Koçiu thekson se shëndetësia është në shërbim të qytetarëve, duke punuar me përkushtim e devotshmëri.
Ajo ka njoftuar se vetëm gjatë muajit gusht drejt numrit 127 kanë mbërritur 46.111 thirrje, ndërsa nga 1 shtatori janë regjistruar 16.780 thirrje, të cilave u është dhënë në kohë ndihma e parë.
“Çdo ditë, 24/7, jemi në shërbim të qytetarëve me përkushtim dhe devotshmëri.
Gjatë muajit gusht drejt numrit 127 kanë mbërritur 46.111 thirrje, ndërsa nga 1 shtatori janë regjistruar 16.780 thirrje, të cilave u është dhënë në kohë ndihma e parë.
Angazhimi ynë mbetet përkushtimi dhe gadishmëria për të dhënë shërbim ndaj çdo pacienti”, shkruan Koçiu.