Gjatë pjesës së parë të ditës, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe qendror herë pas here priten edhe rrebeshe duke sjellë mjaft probleme të përmbytjeve në Ultësirën Perëndimore.
Orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu ndërsa pjesa tjetër e territorit do te dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të ulen në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang vendi; e cila do të shënohet në qytetin e Kucovës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.