Avokati i Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani tha se klienti i tij, nuk ka qenë përdorues i aplikacionit SKY ECC.
Në një deklaratë jashtë ambienteve të SPAK, Manjani ka theksuar se të dhënat janë marrë në mënyrë të paligjshme, pasi ato përdoren për interesa të Francës dhe jo në një proces gjyqësor.
“Nuk ka asnjë akt ekspertimi, asnjë kontratë asnjë aparat, banesat e Pëllumb Gjokës janë kontrolluar dhe nuk ka rezultuar që të ketë qenë përdorues i atij aplikacioni.
Ne kemi 14 muaj që me këtë po merremi përveç debatit.
Ato janë të dhëna të marrë në mënyrë të paligjshme, bëhet fjalë për përgjime masive që janë marrë për interesa të Francës, por jo të përdorshme në një proces gjyqësor. Këtë ka thënë edhe gjykata në Francë”, tha Ylli Manjani.