Pas numërimit të votave të Asamblesë Kombëtare, janë konfirmuar organet e larta drejtuese të Partisë Socialiste.
Emrat janë bërë publike nga Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.
“Janë zgjedhur 5 mijë e 200 bashkëkryetarë të 5 mijë e 200 organizatave. Delegatët e Kongresit zgjodhën anëtarët e Asamblesë Kombëtare, të cilat ishin 156 anëtarë të rinj të Asamblesë Kombëtare. Asambleja e sotme votoi për Sekretariatin e PS dhe për anëtarët e Kryesisë së PS, si më poshtë:
Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm
Damian Gjiknuri – Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve
Evis Kushi – Sekretare e Gruas
Milva Ikonomi – Sekretare e Programit
Zerina Bruci – Sekretare për Diasporën
Romina Kuko – Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Roi Bashaj – Sekretar i Rinisë”, u shpreh Klosi.