Është mbyllur me barazim pa gola pjesa e parë e përballjes mes Ukrainës dhe Shqipërisë, ndeshje e cila luhet në Pragë dhe është e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kombëtarja ishte shumë pranë golit me Asllanin dhe Laçin.
Një start me rezultat pozitiv do të jetë shumë i rëndësishëm në një grup shumë të balancuar siç është ai ku gjenden kuqezinjtë dhe Silvinjo është treguar i kujdesshëm me rreshtimin e tij të parë për duelin në fjalë.