Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e dështuar sot në Shkodër ndaj boksierit Arjon Kajoshi.
Autori i dyshuar është Alban Bruçi, i cili qëlloi me armë në drejtim të makinës tip “Range Rover”, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Shkak është bërë një konflikt i nisur më 3 qershor, ku dyshohet se është dhunuar babai i autorit për një vend parkimi.
Në ngjarje dyshohet se është përfshirë edhe vëllai i Arjon Kajoshit shtetasi Arlind Kajoshi i cili është në kërkim nga ajo kohë.