Marklen Haka, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”, është arrestuar nga policia në zonën e Niklës.
Marklen Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrës në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
“Marklen Haka, alias Marklen Aliu i biri i Lutfi dhe i Lutfije, i datelindjes 04.04.1991, lindur në Kruje dhe banues ne lagjen e Hakave, Nd.8, H.l, Nikēl 1504, Krujë, me shtetësi shqiptare, i dënuar, mbajtës i dokumentit identifikues, kartë identiteti me nr personal (ID) J10404012T, i dyshuar për veprat penale të: 31.1. “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm te shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 ne qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë te grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal. 31.2.
”Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale pēr te kyer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer nè formë të veçantë tẽ bashkēpunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal, “Grp / strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 t& Kodit Penal. 31.3. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe muicionit”, ne bashkepunim ne_formen e “Grupit te strukturuar kriminal’, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 te Kodit Penal”, thuhet në njoftim.
33-vjeçari Haka i ka shpëtuar 2 atentateve. Në vitin 2022 ai u qëllua me një plumb në nofull. Në 2019, i shpëtoi një atentati në derën e shtëpisë, por si pasojë e të shtënave humbi jetën halla e tij.
Po në vitin 2022 ai ishte ndaluar nga policia sepse u kap me pistoletë, por arresti zgjati shumë pak dhe u lirua nga gjykata.
I skeduar si pjesë e grupeve kriminale në Nikël, ai në 2011-n ka qenë i arrestuar si i dyshuar edhe për një vrasje në ish-Bllok, por fitoi lirinë për mungesë të provave.
E këtu dolën në pah aleancat e krimit, interesat e tyre dhe bashkimi i forcave për ekzekutimin e kundërshtarëve.
Një prej këtyre aleancave ishte edhe ajo me Ervis Martinajt dhe ish-deputetit Arben Ndoka për të kryer vrasjen e Durim Bamit, një eksponent i njohur në botën e krimit.
Ndoka donte ta vriste Bamin në shenjë hakmarrjeje pasi dyshonte se ishte një nga ekzekutorët e vëllait të tij në vitin 2017.