Opinion.al ka siguruar foton makinës që u përdor nga autorët në atentatin e së martës në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Automjeti është tip Golf5 dhe dyshohet se në të udhëtojnë tre autorët që plagosën me armë zjarri Kastriot Elezajn dhe Renaldo Metushin teksa ishin duke konsumuar kafe në një lokal.
Pas atentatit, autorët e kanë djegur mjetin në zonën e Insitutit dhe brenda saj është gjetur edhe arme me të cilën është kryer krimi.