Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD e akuzon se përfitoi fonde publike, Sinaj: Jam donator, s’kam përfituar asnjë lek

2024/09/04 at 11:45 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD e akuzon se përfitoi fonde publike, Sinaj: Jam donator, s’kam përfituar asnjë lek

Sot në Këshillin për Rregulloren e Mandatet po diskutohet lidhur me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike përsa i takon mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj.

PD thotë se deputeti socialist ka përfituar nga fondet publike, në një kohë që ka qenë ligjvënës, gjë e cila sipas tyre, bie ndesh me ligjet dhe si rezultat duhet të humbasë mandatin e deputetit.

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, bëri të ditur se deputeti Sinaj, nëpërmjet kompanive në proneësi të tij ka përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit.

“Kemi verifikuar se deputeti Sinaj është pronar në 9 kompani, ku në 5 prej të cilave është aksioner i drejtpërdrejt.

Ne kemi verifikuar nëpërmjet shkresave zyrtare, në këtë rast Drejtorisë se Thesarit, se deputeti Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive të tij në vetëm 9 transaksione që ne kemi evidentuar mund të jenë edhe shumë më shumë, ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 36 mijë euro.

Në këto kushte ai është neë shkelje të Kushtetutës konkretisht të nenit 70, pika 3.  Këto fakte, janë konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Finacave dhe Drejtoria e Thesarit”, tha Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Në vijim ai shtoi se Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, ka si detyrë vetëm verifikimin formal të procedurës.

Pas Gazment Bardhit, ka reaguar Vullnet Sinaj, i cili duke ironizuar kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, tha se “si ka mundësi që nuk ke gjetur dokumentet për paratë që unë kam dhuruar edhe gjatë kohës së tërmetit”.

“Kam dhuruar 100 mijë euro në kohën e tërmetit. Unë kam qenë biznesmen që hyra në politikë dhe nuk u bëra sipërmarrës pasi hyra në politikë. Unë kam 20 vjet që merrem me biznes. Ai biznesi që ju më thoni që është i mi, ka bërë atë sollën e operacioneve te Kardiologjia për fëmijët. Ndaj meje po bëhet një farsë e madhe, që nuk është as ligjore”, tha Sinaj.

Ai tha se në momentin që ka marrë mandatin e deputetit ka hequr dorë nga aksionet e tij në biznese. “Ajo që ju më akuzoni mua sot është shitja e produkteve në kasa. Ku ta dijë një punonjës i kasës se kush ble në marketet e Big Market? Kujt t’ia ndalojmë hyrjen në Big Market na i thoni? Nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, përkundrazi jam donator. Nuk kam marrë pjesë në asnjë tender, në asnjë koncension”, tha Sinaj.

Ju sugjerojmë

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
-U tha në Opinion

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

23 Tetor, 2025 9:30 pm
Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
Bota

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

23 Tetor, 2025 8:21 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

23 Tetor, 2025 7:30 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
Bota

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

23 Tetor, 2025 6:16 pm
Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë

23 Tetor, 2025 5:52 pm
Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
Bota

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

23 Tetor, 2025 5:07 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
Para
Ndërron jetë i paraburgosuri, zbardhen shkaqet

Ndërron jetë i paraburgosuri, zbardhen shkaqet

Kjo është makina që përdorën autorët në atentatin në Tiranë

Kjo është makina që përdorën autorët në atentatin në Tiranë

Veliaj u ndan çelësat e apartamenteve dy medalistëve Olimpikë të Parisit, Rama-Seit Prizrenit: Erioni e mban fjalën 

Veliaj u ndan çelësat e apartamenteve dy medalistëve Olimpikë të Parisit, Rama-Seit Prizrenit: Erioni e mban fjalën 

TE FUNDIT

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
23 Tetor, 2025

Frika për mundësinë e përgjimit të çdo personi në Shqipëri dhe krijimin e një profili për çdokënd që do jepte...

Lexo më shumë

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
23 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Saimir Korreshi deklaron se ka informacion se një pajisje ka arritur të përgjojë tas-forcën e formuar nga...

Lexo më shumë

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
23 Tetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për zhdukjen misterioze të një prej emrave më të përfolur në botën...

Lexo më shumë

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
23 Tetor, 2025

Lituania, anëtare e NATO-s, ka thënë se dy avionë ushtarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën e saj ajrore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com