Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në vizitën e tij të parë zyrtare në Mongoli.
Por pavarësisht thirrjeve nga BE, Gjykata Ndërkombëtare Penalenë Hagë si dhe Ukraina që ai të arrestohej, Putin u prit ngrohtësisht në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Ulaan Bator nga ministri i jashtëm Batmunkh Battsetseg.
Ai u mirëprit nga udhëheqësi i Mongolisë në një ceremoni luksoze në kryeqytetin e vendit aziatik Ulaanbaatar të martën.
Udhëheqësi rus kërkohet nga gjykata për deportimin e dyshuar të paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Një zëdhënës nga Kremlini tha se nuk ishte i shqetësuar se zoti Putin do të arrestohej gjatë vizitës.
Një grup i vogël protestuesish u mblodhën në shesh, duke kërkkuar largimin e tij të cilin e cilësonin si kriminel lufte.
Përpara vizitës së tij, Ukraina i kishte kërkuar Mongolisë të arrestonte zotin Putin.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve mongole që të respektojnë urdhrin e detyrueshëm ndërkombëtar të arrestit dhe ta transferojnë Putinin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në Telegram.
Gjykata pretendoi vitin e kaluar se presidenti rus ishte përgjegjës për krimet e luftës, duke u fokusuar në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.
Ajo ka lëshuar gjithashtu një urdhër për arrestimin e komisioneres ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për të njëjtat krime.
Ai pretendon se krimet janë kryer në Ukrainë nga 24 shkurt 2022, kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë./Opinion.al