Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeparlamentarja përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo shprehet se kanë diskutuar për strategjinë e bashkëpunimit, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin parlamentar dhe progresin e projektit PACEP për modernizimin e funksioneve dhe shërbimeve të Kuvendit, si dhe për ecurinë e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore, në fuqi nga 1 tetori i vitit të kaluar.
“Me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, znj. Ruth Huber, diskutuam për Strategjinë e Bashkëpunimit, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin parlamentar dhe progresin e projektit PACEP për modernizimin e funksioneve dhe shërbimeve të Kuvendit, si dhe për ecurinë e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore, në fuqi nga 1 tetori i vitit të kaluar.
Bashkëpunimi parlamentar do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, njofton Spiropali./Opinion.al