Një rast i pazakontë ka ndodhur në zonën e Institutit në Tiranë, ku një 33-vjeçare është arrestuar sepse ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortit të saj 35-vjeçar.
Sipas Policisë së Tiranës, 33-vjeçarja E. Sina dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortit, ndërsa episodi i fundit është shënuar më 31 gusht.
Në këtë ditë, ajo kishte lënë takim me bashkëshortin pranë urës së Institutit dhe aty shkoi së bashku me dy persona të tjerë të paidentifikuar, të cilët kanë dhunuar 35-vjeçarin.
Ky i fundit u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor për shkak të dëmtimeve.