Qarku i Kukësit prej 3 javësh po përballet me flakët e zjarrit, të cilat 4 ditët e fundit kanë kaluar në bjeshkët e Fanit dhe të Oroshit në Mirditë. Situata mbetet kritike në fshatrat Petoç, në njësinë Fan dhe Lajthizë në Orosh.
Lajmin e jep kreu i kësaj bashkie, Albert Mëlyshi, i cili kërko në mënyrë të menjëhershme ndërhyrje nga ajri.
Mëlyshi i bën thirrje banorëve të fshatrave në Fanë dhe Orosh t’u vijnë në ndihmë forcave zjarrfikëse.
Postimi i plotë i kryebashkiakut të Mirditës:
Zjarri i rënë tre javë më parë në teritorin e Kukësit ka kaluar prej 4 ditësh në bjeshkët e Fanit dhe Oroshit.
Rreziku për fshatin Shëngjin ka kalur por mbetet kritike situata për fshatrat Petoç NjA Fan dhe Lajthizë NjA Orosh.
Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrëfikës dhe pyjor por dhe banor të zonës të cilët i falenderojmë.
Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkis i janë bashkuar edhe forcat zjarrëfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri.
Ju bëjmë thirrje banorëve te fshatrave të NjA Fanë dhe Orosh të na vijnë në ndihmë.