Një punëtor humbi jetën këtë të martë në Tiranë, pasi ra nga lartësia. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”. Sipas policisë, viktima është një 58-vjeçar, i cili po punonte në një pallat në ndërtim kur dyshohet se ra aksidentalisht.
“Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”,-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.