Një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në ishullin e Kretës, në Greqi.
Shqiptari u gjet i mbuluar në gjak në orët e para të mëngjesit të sotëm në pyllin e Keri-t dhe i tha policisë se persona të panjohur e qëlluan në këmbë.
Ai u dërgua në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi shqiptar është identifikuar si Durim Muslija me origjinë nga qyteti i Durrësit, një person me precedentë të mëparshëm penalë në Greqi në fushën e lëndëve narkotike.
Sipas autoriteteve greke, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dyshohet se autori e ka kërënuar shqiptarin që të heqi dorë nga një femër.