Plazhi me ujin më të kaltër në botë ndodhet në jug të Shqipërisë dhe është Plazhi Pasqyra. Kjo është bërë e ditur nga Revista e njohur Travel+Leisure, shkrimin e të cilës e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.
Sipas vlerësimit, Plazhi Pasqyra është i pari në listë, duke u ndjekur nga nga Plazhi i Gjatë (Paralia Mpouka) në Greqi, me pas Kassiopi po në Greqi në vendin e tretë dhe Plage de la Vernette në Francë e Plazhi Kaputaş në Turqi që përmbyll pesëshen e më të mirëve.
“Kërkimet treguan se plazhi me ujin më blu në botë gjendet në Europë dhe përkatësisht në Shqipëri.
Revista e njohur Travel+Leisure, rrëfen se për të ndihmuar njerëzit të gjejnë ujin më blu, grupi CV Villas analizoi rreth 200 plazhe përreth botës, duke përdorur kodin RGB të ngjyrës dhe duke e kryqëzuar atë me kodin YInMn Blue ose bluja më e thellë që ekziston, e cila u zbulua në vitin 2009, nga shkencëtarët e Oregon State University në SHBA.
Hulumtimi nxori se Plazhi Pasqyra në jugun e Shqipërisë është plazhi me ujin më blu në botë
Revista thote se Plazhi Pasqyra është vetëm 12.4 pikë (ose gradacione) larg nuancës YInMn Blue, çka e vendos atë të parin në listë, ndjekur nga Plazhi i Gjatë (Paralia Mpouka) në Greqi, në vendin e dytë me 13.6 pikë larg YInMn Blue, e pastaj Kassiopi po në Greqi në vendin e tretë dhe Plage de la Vernette në Francë e Plazhi Kaputaş në Turqi përmbyllin pesëshen e më të mirëve
“Morali i kësaj historie”, përfundon revista, “është se nëse dëshironi të shihni disa ujëra vërtet të kaltër, rezervoni sa më parë një fluturim për në Shqipëri dhe në Greqi”,-shkruan Rama.