Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretet e miliarderit Mike Lynch, mister se si “babai” i teknologjisë së spiunazhit dhe jahteve u mbyt në brigjet e Palermos

2024/08/22 at 4:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sekretet e miliarderit Mike Lynch, mister se si “babai” i teknologjisë së spiunazhit dhe jahteve u mbyt në brigjet e Palermos

Mbytja e velierës luksoze “Bayesian” më 19 Gusht në brigjet e Porticello-s në Itali, ka lënë pas edhe disa mistere për dinamikën e ngjarjes fatkeqe, se si një mjet lundrues i këtij kalibri teknologjik dhe në pronësi pikërisht të “babait” të jahteve dhe teknologjisë së gjurmimit apo spiunazhit në botë, u përpi nga stuhia jo shumë larg brigjeve të Siçilisë.

Kërkimet me zhytës kanë sjellë rezultatet e para duke nxjerrë 5 nga 6 trupat e zhytur në thellësinë gati 50 metra të Mesdheut, mes tyre edhe manjati i jahteve Mike Lynch. Prokuroria italiane ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje përveç 15 të mbijetuarve, edhe ekuipazhin e velierës. Në bord ishin gjithsej 22 pasagjerë, pjesa më e madhe e tyre VIP dhe të tjerët dëshmitarë të çështjes gjyqësore që manjati Lynch kishte fituar më 11 Gusht dhe po e festonte me një lundrim luksoz në Mesdhe.

Mirëpo, sekretet rreth veprimtarisë së Mike Lynch-it me siguri do të mbeten të paprekura përgjithmonë, sepse ato janë mbi të gjitha sekrete shtetërore. Që nga diplomimi në Kembrixh, e gjithë karriera e suksesshme e sipërmarrësit britanik është arritur duke aplikuar teknologjinë e informacionit në aktivitetet e inteligjencës, raporton “La Repubblica”.

Një pionier, i cili në vitin 1996 konceptoi softuerin për njohjen e gjurmëve të gishtërinjve dhe më pas konvertoi të njëjtat algoritme për të identifikuar njerëzit përmes gjurmëve vokale, ose teksteve në e-mail. Nuk është rastësi që bumi në krijimin e tij të dytë – “Autonomia”, që më vonë iu shit Hewlett Packard dhe objekti i gjyqit të gjatë që përfundoi me lirimin e tij- ndodhi pas 11 shtatorit 2001.

Programet e patentuara nga kompania e Lynch u bënë instrumenti për të gjurmuar terroristët e Al Kaedës, duke shikuar miliarda të dhëna të mbledhura nga policia dhe spiunët amerikanë dhe britanikë.

Për një nga shumë rastësitë që ndërthuren rreth mbytjes së anijes siciliane, në të cilën spikat vdekja e partnerit të tij Stephen Chamberlain, i vrarë tre ditë më parë në një aksident automobilistik në Angli, Christopher Morvillo ishte gjithashtu i përfshirë në hetimin e sulmit në “Kullat Binjake”. Morvillo, avokati i Lynch, i cili ishte i bllokuar gjithashtu në mjetin lundrues, kishte qenë ndihmës prokuror në Distriktin Jugor të Nju Jorkut, përpara se të merrte punë ligjore si mbrojtës, duke ndjekur prokurorinë në disa nga seancat në rrjetin ndërkombëtar të Osama Bin Ladenit.

Pas shitjes së “Autonomisë”, manjati britanik kishte hyrë në epokën e inteligjencës artificiale me Darktrace – fjalë për fjalë “Dark Trace” – e denjë për një triller-aksion kinematografik, ku dhe partneri i tij Chamberlain duket se ishte pjesë, teksa analizoheshin shifrat kryesore nga MI5, CGHQ, NSA etj.

Përveç ofrimit të ekraneve të fuqishme kibernetike për rrjetet kompjuterike për individët dhe qeveritë, të cilat rritën çmimet e aksioneve pas pushtimit të Ukrainës dhe kërcënimit të hakerëve të Kremlinit, Darktrace është një lider në sistemet e profilizimit të AI: zbulon të dyshuarit e mundshëm duke analizuar sasi të pafundme informacioni .

Aq sa – raportuan disa burime gazetareske – ai ua shiti shërbimet e tij agjentëve izraelitë, për të përgatitur ofensivën kundër Hamasit pas masakrave të 7 tetorit.

Është për t’u habitur që një sipërmarrës kaq i pasur dhe me ndikim në botë, (kompaninë e fundit e shiti 11 miliardë dollarë, për të cilën edhe u hetua dhe gjykua, nga ku doli i pafajshëm), ishte në turne nëpër Mesdhe pa as një truprojë.

Zyrtarisht asnjë nga të mbijetuarit nuk ishte kualifikuar si oficer sigurie. Megjithatë, nuk është për t’u habitur që të mbijetuarit mbahen në izolim sa diskret, aq edhe të hekurt. Sepse pas heshtjes nuk ka vetëm çështje të privatësisë apo nevojë për të ruajtur deponimet para prokurorëve të Termini Imerese në Palermo.

Është e parashikueshme që rikuperimi i telefonit inteligjent dhe kompjuterit personal të Lynch, do të shkaktojë një interes shumë të madh, edhe nëse pritet që ato të blindohen me mbrojtje 007. Një histori kjo e mbytjes së superjahtit, që ndoshta në të ardhmen mund të jetë edhe objekt i një filmi me tematikë konspirative agjenturash dhe qeverish.

Fillimisht ekipi i kërkim-shpëtimit nxorën nga kuverta e poshtme e jahtit trupat e katër viktimave: bankierit Jonathan Bloomer dhe gruas së tij Judy, avokatit Chris Morvillo dhe gruas së tij Nadam. Ndërkohë gjatë orëve të mbrëmjes së mërkurë (21 Gusht) ata gjetën edhe viktimën e pestë, trupin e miliarderit Mike Lynch. I vetmi trup që u gjet në ujëra pas zhytjes i pajetë, ishte ai i kuzhinierit, pra gjithsej 7 viktima.

Ditën e sotme (22 Gusht) raportohet se kanë filluar kërkimet për personin e fundit të zhdukur, vajzën e miliarderit Mike, tetëmbëdhjetëvjeçaren Hannah. Trupat e viktimave u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Palermo ku dhe do të bëhen autopsitë në ditët në vijim, shkruan “La Repubblica”.

Anija “Bayesian”, 56 metra e gjatë, me flamur britanik, ishte ankoruar rreth 700 metra larg Porticellos, një qytet bregdetar disa kilometra larg Palermos – kur u godit nga një stuhi mëngjesin e 19 gushtit. Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan, përfshi dhe një fëmijë një vjeçar. Madje u publikuan edhe bayesian-ne-bregun-e-sicilise-mes-te-zhdukurve-presidenti-i-morgan-manjati-i-jahteve-lynch-dhe-familjaret-e-tyre”>pamjet filmike nga një kamera sigurie e një banese pranë bregut, teksa anija përpihej nga stuhia në më pak se një minutë.

Ju sugjerojmë

“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
Kryesore

Tensionet dhe parregullsitë/ Berisha: Ata që shkelin ligjin do të marrin përgjegjësi

11 Maj, 2025 1:41 pm
Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes,qytetarët denoncojnë:U ushtrua presion…
Kryesore

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes,qytetarët denoncojnë:U ushtrua presion…

11 Maj, 2025 1:39 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve

11 Maj, 2025 1:30 pm
Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti
Kryesore

Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti

11 Maj, 2025 1:19 pm
E pazakontë në Lushnje/ Dhoma e votimit zëvendësohet me dollapin e rrobave
Kryesore

E pazakontë në Lushnje/ Dhoma e votimit zëvendësohet me dollapin e rrobave

11 Maj, 2025 1:15 pm
Gonzato nga Durrësi: Zgjedhjet me rëndësi për integrimin e Shqipërisë në BE!
Kryesore

Gonzato nga Durrësi: Zgjedhjet me rëndësi për integrimin e Shqipërisë në BE!

11 Maj, 2025 1:13 pm
VIDEO/ Martohet ditën e zgjedhjeve, nusja me vello në qendrën e votimit
Kryesore

VIDEO/ Martohet ditën e zgjedhjeve, nusja me vello në qendrën e votimit

11 Maj, 2025 12:59 pm
Rama shkon në selinë rozë pas votimit/Do qëndrojë deri në orët e para të mëngjesit
Kryesore

Rama shkon në selinë rozë pas votimit/Do qëndrojë deri në orët e para të mëngjesit

11 Maj, 2025 12:57 pm
E ç’regjistruan/101-vjeçarja në Fier kërkon të votojë, nuk gjen emrin në lista
Kryesore

E ç’regjistruan/101-vjeçarja në Fier kërkon të votojë, nuk gjen emrin në lista

11 Maj, 2025 12:37 pm
VIDEO/ Tensione mes komisionerëve të PS dhe PD në Lushnje, ndërhyn policia
Kryesore

VIDEO/ Tensione mes komisionerëve të PS dhe PD në Lushnje, ndërhyn policia

11 Maj, 2025 12:32 pm
Para
Vetëm 13% e shoferëve rifitojnë sërish patentën, ekspertët: Duhet të ketë masa për autoshkollat

Vetëm 13% e shoferëve rifitojnë sërish patentën, ekspertët: Duhet të ketë masa për autoshkollat

Hoxha takim me kreun e Inteligjencës së Përgjithshme të Arabisë Saudite

Hoxha takim me kreun e Inteligjencës së Përgjithshme të Arabisë Saudite

Në Poloni, Modi bën thirrje për gjetjen e rrugës për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Në Poloni, Modi bën thirrje për gjetjen e rrugës për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

TE FUNDIT

Tensionet dhe parregullsitë/ Berisha: Ata që shkelin ligjin do të marrin përgjegjësi

“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
11 Maj, 2025

Në deklaratën e tij për mediat, pasi u pyet për tensionet dhe parregullsitë në qendrat e votimit, Berisha deklaroi se...

Lexo më shumë

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes,qytetarët denoncojnë:U ushtrua presion…

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes,qytetarët denoncojnë:U ushtrua presion…
11 Maj, 2025

Procesi i votimit në qendrën e votimit Karbunar të Lushnjës është pezulluar, për shkak se disa qytetarë kanë bllokuar derën...

Lexo më shumë

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
11 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat shprehu mirënjohjen e tij ndaj mijërave shqiptarëve, që sipas...

Lexo më shumë

Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti

Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti
11 Maj, 2025

Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, ka ushtruar të drejtën e votës ditën e sotme. Ajo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com