Donald Trump sulmoi ashpër rivalen Kamala Harris në fjalimin e tij të parë të fushatës që pas tentativës për vrasje. Manjati republikan, një kandidat për t’u rizgjedhur në Shtëpinë e Bardhë, i cili zgjodhi të mbajë një fjalim në shtetin kyç të Karolinës së Veriut, pretendoi edhe një herë se zëvendëspresidentja demokrate i përket “të majtës radikale”.
“Në të gjithë botën, kundërshtarët tanë e dinin se nuk mund ta merrnin Amerikën si të mirëqenë kur unë isha president. Por nëse Kamala fiton në nëntor, është praktikisht e sigurt se Lufta e Tretë Botërore do të ndodhë,” shtoi ai.
Pasi Harris zëvendësoi Presidentin Joe Biden për t’u bërë kandidatja demokrate për president në zgjedhjet e 5 nëntorit, fushata e tyre duket se ka marrë një vrull të ri.