Është arrestuar në Dubai Elson Reçi, i cili pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Mësohet se arrestimi i Reçit është kryer me qëllim ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat e ngritura nga drejtësia e vendit tonë.
Reçi kërkohet nga autoritetet shqiptare si organizator i vrasjes së Preng Gjinit, një krim që është konsideruar si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.
Autoritetet në Dubai kanë bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të ndihmuar në realizimin e ekstradimit të tij.