Tirana e ka nisur me një barazim pa gola kampionatin, në transfertën ndaj Laçit.
Pjesa e parë dhuroi pak emocione dhe raste, ndërsa në të dytën skuadrat tentuan, por nuk arritën të gjejnë golin.
Në fund, kurbinasit ngelën me 10 lojtarë pasi Melo u ndëshkua me karton të kuq.