Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar ditën e sotme 5 destinacionet më të preferuara të vizitorëve në vendin tonë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një rritje prej 42%, ndërsa shtoi se 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.
Sipas Ramës, top 5 destinacionet e preferuara janë: Kalaja Gjirokastër, Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë, Parku Arkeologjik Shkodër, Parku Arkeologjik Butrint dhe Parku Arkeologjik Apolloni.
Postimi i plotë:
Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj
Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:
Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë
Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë
Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë
Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë
Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë
#KrenarpërShqipërinë
#VetëmPërpara
#SHQIPËRIA2030