Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurbin/ I armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, tentoi të vriste kushëririn e tij. Arrestohet 53-vjeçari

2024/08/18 at 10:58 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurbin/ I armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, tentoi të vriste kushëririn e tij. Arrestohet 53-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme nga policia në qytetin e Kurbinit.

Një 53-vjeçar është arrestuar, pasi ishte duke qarkulluar me motomjet pa targa, i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në kërkim të kushëririt të tij, të cilin e kishte kërcënuar për vrasje.

50-vjeçari me iniciale M. F., banues në fshatin Gjormë të Kurbinit kishte denoncuar në polici se kushëriri i tij me iniciale L. F., e kishte kërcënuar me jetë me armë zjarri për shkak të një konflikti mes tyre.

Në denoncimin e tij, ai pretendonte se kishte frikë të shkonte në banesë dhe uniformat blu u organizuan për arrestimin e 53-vjeçarit, i cili u kap në rrugën e fshatit pranë banesës së kushëririt.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit, u sekuestruan një pistoletë, një thikë, motomjeti pa targa dhe municionet që posedonte 53-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Policia parandalon vrasjen e mundshme, arrestohet 53-vjeçari që kërkonte të vriste kushëririn e tij.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cousin,” nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

53-vjeçari qarkullonte me motomjet pa targa, i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në kërkim të kushëririt të tij, të cilin e kishte kërcënuar për vrasje, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen e rëndë dhe vuri në pranga autorin.

Gjatë operacionit, u sekuestruan një pistoletë, një thikë, motomjeti pa targa dhe municionet që posedonte 53-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas kallëzimit të administruar nga shtetasi M. F., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, se për shkak të një konflikti kushëriri i tij, shtetasi L. F., 53 vjeç, e kishte kanosur për jetën me armë zjarri dhe për këtë fakt kishte frikë të shkonte në banesë, organizuan menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes, kapjen dhe vënien në pranga të autorit.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, bazuar në inteligjencën policore dhe kontrollin e territorit në kuadër të operacionit “Cousin”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, bënë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar, shtetasin L. M., 53 vjeç, në rrugën e fshatit pranë banesës së shtetasit M. F.

Shërbimet e Policisë ndërhynë me profesionalizëm duke neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë 53-vjeçarin, i cili po lëvizte me një motomjet pa targa, i armatosur me një pistoletë me fishek dhe një thikë, duke kërkuar kushëririn e tij, 50-vjeçarin M. F., me qëllimin për ta vrarë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja.”

Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Pueblo (1967) / “Kujtime të fshikulluara nga erërat” — Intervista ekskluzive me Mbretëreshën Geraldinë në Spanjë mbi dorëshkrimin e përfunduar të saj

Pueblo (1967) / “Kujtime të fshikulluara nga erërat” — Intervista ekskluzive me Mbretëreshën Geraldinë në Spanjë mbi dorëshkrimin e përfunduar të saj

Situata e zjarreve në vend, 6 vatra vijojnë të mbeten aktive ende

Situata e zjarreve në vend, 6 vatra vijojnë të mbeten aktive ende

Durrës/ Vodhën tre makina, arrestohet nga policia katër shtetas

Durrës/ Vodhën tre makina, arrestohet nga policia katër shtetas

TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com