Një vajzë 24-vjeçare po ndiqet penalisht në Vaun e Dejës, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Sipas uniformave blu, e reja e identifikuar si K.J, banuese në fshatin Pistull, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
“Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. J., 24 vjeçe, banuese në fshatin Pistull, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia.