Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beogradi i kërkon llogari Shkupit për arratisjen e ish-luftëtarit të UÇK-së: Është skandaloze

2024/08/15 at 6:04 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Beogradi i kërkon llogari Shkupit për arratisjen e ish-luftëtarit të UÇK-së: Është skandaloze

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi të enjten arratisjen e Blerim Ramadanit, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte ndaluar nga autoritetet policore maqedonase në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia dhe ndodhej në “arrest shtëpie”.

Ministria e Brendshme u tha mediave lokale se autoritetet po punojnë për të gjetur zotin Ramadani.

Autoritetet nuk japin hollësi mbi rrethanat e arratisjes së shtetasit të Kosovës, teksa një media online në gjuhën maqedonase shkruan se “zoti Ramadani është arratisur nga shtëpia e miqve të tij në Shkup, ku qëndronte nën arrest shtëpie në bazë të një urdhri të gjykatës themelore në Shkup”.

Sipas portalit sdk.mk, pas ankesës së Prokurorisë tre gjykatës të Gjykatës Penale të mërkurën i kishin caktuar Ramadanit masën e sigurisë të paraburgimit prej 30 ditësh, për shkak të rrezikut se mund të arratisej. Gjithnjë sipas portalit, dikush nga Gjykata Penale e kishte njoftuar zotin Ramadani dhe më pas është arratisur.

Javën e kaluar ministria e Jashtme e Kosovës tha se një gjykatë në Shkup vendosi të mos e dorëzojë tek autoritetet serbe zotin Ramadani, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie në Shkup deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë të Maqedonisë së Veriut.

Çështja ka përplasur partitë politike në vend, ndërkohë që organet e rendit dhe gjyqësori kanë hedhur poshtë akuzat që i ngarkojnë me faj në këtë rast. Ministria e Punëve të Brendshme ishte e ngarkuar për mbikëqyrjen dhe konrtollin e Blerim Ramadanit, sipas Gjykatës Penale.

Lidhja Social Demokrate e opozitës kërkon llogaridhënie nga ministri i rendit, Pançe Toshkovski, prej të cilit kërkon dorëheqjen nga posti për shkak të përgjegjësisë direkte për arratisjen e Ramadanit. Ndrkohë, ministri Toshkovski kërkokn të dijë pse gjykata vendosi ta lërë Ramadanin në arrest shtëpie dhe jo në paraburgim.

Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim e shikon rastin si një “sjellje vasale të qeverisë në Shkup ndaj fqinjëve, duke arrestuar ish-pjesëtarë të UÇK-së”. Ndërkohë, partitë e koalicionit Vlen në qeveri thonë se zoti Blerim Ramadani as nuk duhej arrestuar fare dhe se ai ishte mbajtur gjatë kohë në paraburgim.

Ka reaguar edhe minnistri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç duke kërkuar shpjegime nga pala maqedonase për arratisjen e ish-ushtarit të UÇK-së, ndërsa e ka quajtur rastin “një arratisje skandaloze nga arresti i shtëpisë të një terroristi dhe krimineli të luftës”.

Blerim Ramadani u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Glloboçicë – Jazhincë, afër Tetovës. Pas disa ditësh qëndrimi në paraburgim ai u la më 1 gusht në arrest shtëpie tek miq të tij në Shkup, derisa autoritetet gjyqësore të merrnin një vendim përfundimtar se a do ta ekstradonin atë në Serbi ose jo.

Autoritetet e Kosovës, përmes ambasadës në Shkup kishin kërkuar lirimin e tij. Blerim Ramadani ishte pjesëtar i Zonës Operative të Nerodimes të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veteranët e UÇK-së nga Ferizaji, ku bënte pjesë ish-luftëtari Ramadani, kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm, ndërsa aktakuzat e autoriteteve të Serbisë kundër pjesëtarëve të UÇK-së i quajtën të fabrikuara dhe arrestimet “të padrejta dhe shqetësuese për të gjithë veteranët”.

Serbia e akuzon zotin Ramadani për “krime lufte në rajonin e Nerodimes, në komunën e Ferizajt në verën e vitit 1999”.

Ky nuk është rasti i parë kur autoritetet maqedonase ndalojnë shtetasit e Kosovës në bazë të urdhër-arresteve të Serbisë. Të paktën edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së ishin arrestuar në Maqedoni në disa vitet e fundit po me urdhër-arresti nga ana e Serbisë./VOA

Ju sugjerojmë

FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Aktualitet

Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

8 Korrik, 2025 12:13 pm
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin
Sport

Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin

8 Korrik, 2025 12:05 pm
Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…
Aktualitet

Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…

8 Korrik, 2025 11:55 am
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj

8 Korrik, 2025 11:42 am
Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit
Aktualitet

Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit

8 Korrik, 2025 11:40 am
“Izraeli u përpoq të më vriste”/Presidenti iranian:Teherani, i hapur për dialog me..
Bota

“Izraeli u përpoq të më vriste”/Presidenti iranian:Teherani, i hapur për dialog me..

8 Korrik, 2025 11:40 am
Roli i prokurorëve në fokus, Dumani: Jemi të hapur për rekomandime
Aktualitet

Roli i prokurorëve në fokus, Dumani: Jemi të hapur për rekomandime

8 Korrik, 2025 11:32 am
FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Aktualitet

FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

8 Korrik, 2025 11:27 am
Hapet gara për Drejtor Departamenti të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hapet gara për Drejtor Departamenti të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

8 Korrik, 2025 11:22 am
Para
Walz dhe Vance, dy kandidatët për zv.president të SHBA-së, përballen në debat më 1 tetor

Walz dhe Vance, dy kandidatët për zv.president të SHBA-së, përballen në debat më 1 tetor

Presidenti bullgar nënshkruan ligjin që ndalon “promovimin” e komunitetit LGBT në shkolla

Presidenti bullgar nënshkruan ligjin që ndalon “promovimin” e komunitetit LGBT në shkolla

Lija e majmunëve vjen në Europë, ja vendi ku u shënua rasti i parë

Lija e majmunëve vjen në Europë, ja vendi ku u shënua rasti i parë

TE FUNDIT

Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik, 2025

Lirohet pas gati 10 muajsh në qeli ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Vendimi u mor paraditen e kësaj të marte,...

Lexo më shumë

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
8 Korrik, 2025

Djegia nga dielli është një problem i përhapur që mund të shkaktojë dëmtime serioze në lëkurë, ndaj kujdesi i duhur...

Lexo më shumë

Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin

Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin
8 Korrik, 2025

Mbrëmjen e sotme, Egnatia do të luajë aktin e parë të raundit kualifikues të Champions League. Rrogozhinasit presin në shtëpi...

Lexo më shumë

Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…

Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…
8 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama dhe stafi i Kryeministrisë kanë dhuruar gjak këtë të martë, si çdo vit në kuadër të nismës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com