Një 16-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Dibër, pasi është mbytur në një rezervuar.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi Xh.H duke u larë në ujërat e ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen është vetëmbytur.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje
Dibër/informacion paraprak
Me datë 11.08.2024, rreth orës 11.00, në ujërat e ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen, dyshohet se duke u larë është vetëmbytur shtetasi Xh.H., rreth 16 vjeç.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.