Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën thotë se numri i vdekjeve nga Covid, aktualisht në 2.2 milionë, mund të kishte qenë 4 milionë nëse njerëzit nuk do të vaksinoheshin, shkruan il messaggero.it.
Shumica e jetëve të shpëtuara janë mes njerëzve të moshës 60 vjeç e lart, grupi me rrezikun më të lartë të sëmundjeve të rënda dhe vdekjes nga SARS-CoV-2.
“Rezultatet janë të qarta: vaksinimi kundër Covid shpëton jetë”,-thotë OBSH për Evropën.
Vende si Belgjika, Danimarka, Islanda, Irlanda, Izraeli, Holanda, Malta dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat zbatuan programet e hershme të vaksinimit, panë përfitimet më të mëdha për sa i përket jetëve të shpëtuara.